LAJMI I FUNDIT:

Caktohet paraburgim për inspektoren nga Prilepi, dyshohet për mit-marrje

Caktohet paraburgim për inspektoren nga Prilepi, dyshohet për mit-marrje
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike në Prilep ka nxjerrë Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale “Marrje të ryshfetit” dënuar nga neni 357 paragrafi 1 të Kodit Penal, njoftojnë nga PTHP-Prilep.

E dyshuara, 37 vjeçare banore e Prilepit, siç raportojnë Prokuroria si zyrtar-këshilltar në Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi – Njësia Rajonale Prilep, më 16 mars ka kërkuar drejtpërdrejt para nga i dëmtuari, udhëheqësi i një kompanie, në një filial të një barnatorja bujqësore në fshatin Krivogashtani nuk ka kryer një veprim zyrtar që do të duhej ta kryente.

“Gjatë kontrollit në objekt ajo ka gjetur dy sende me afat të skaduar dhe e ka njoftuar të dëmtuarin se për kundërvajtje duhet t’i shqiptojë gjobë deri në 32 mijë euro. Për shkak se i dëmtuari ka reaguar ndaj shumës së gjobës, për të mos i shkruar dënim për kundërvajtje si person fizik dhe për kompaninë, e akuzuara ka kërkuar që t’i japë para në shumë prej 63.000 denarë”, thonë nga Prokuroria e Prilepit.


Prokuroria sqaron se i dëmtuari i ka thënë se nuk ka para për momentin dhe i ka kërkuar kohë për t’u menduar.

“Në pasditen e së njëjtës ditë ajo e ka telefonuar sërish të dëmtuarin dhe e ka pyetur se çfarë kishte vendosur, kështu që ai kërkoi që të nesërmen të takohen në një restorant në Prilep për t’ia dorëzuar paratë. Në takim ai nxori një kuti me tableta vitaminë D3 në të cilën ishin paketuar paratë dhe ia dorëzoi dhe ajo e futi në çantë. Pas arrestimit, tek e dyshuara janë gjetur 32 kartëmonedha prej 2.000 denarëve”, shtojnë nga Prokuroria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori