LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, dyshohet se dhunuan një 15 vjeçare

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, dyshohet se dhunuan një 15 vjeçare
Foto: Ridvan Slivova/ Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. Sh. dhe Q. P.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë dhunuar të miturën 15 vjeçare, ndonëse e kanë ditur se e njëjta është e mitur.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘dhunimi’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Pasi që hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale lëndore ndaj të pandehurve, Gjykata ka ardhur në përfundim se të njëjtit po të gjenden në liri, mund të ndikojnë në njëri tjetrin, por edhe në të dëmtuarën e mitur, duke vështirësuar ndriçimin e plotë të gjendjes faktike”, thuhet në njoftim.


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që është marr për bazë edhe pesha e veprës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori