LAJMI I FUNDIT:

Caktohen gjyqtarët e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës – Lirim Jashari ndan drejtësinë në derbi

Caktohen gjyqtarët e xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës – Lirim Jashari ndan drejtësinë në derbi

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka caktuar tashmë me anë të shortit gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Xhiro e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës fillon nesër (e premte) me një ndeshje, ndërsa nga dy ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Ndeshja e vetme e ditës së premte është ajo në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, e cila do të gjykohet nga Dardan Çaka, i ndihmuar nga asistentët Granit Hyseni dhe Bekim Rama.


Në ditën e shtunë do të luajnë Ferizaj-Llapi, ku gjyqtar kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Gzim Mehmeti, ndërsa ndeshja tjetër Suhareka-Feronikeli 74 do të gjykohet nga Eridon Podvorica me ndihmësit Fatmir Sekiraqa dhe Meriton Berisha.

Në ditën e diel zhvillohet derbi mes Dritës dhe Ballkanit, i cili pritet të gjykohet nga kryesori Lirim Jashari së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Fatlum Jashari, ndërsa ndeshja tjetër mes Malishevës dhe Gjilanit gjykohet nga Visar Kastrati i ndihmuar nga anësorët Fatlum Berisha dhe Hekuran Osmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori