LAJMI I FUNDIT:

Caktohet gjykatësi për lëndën ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Caktohet gjykatësi për lëndën ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Lënda ndaj ish-ministres së Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj  dhe tre të tjerëve Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për korrupsion, i është ndarë në punë gjykatësit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e gjykatës së lartpërmendur, Mirlinda Gashi.


“Kjo lëndë i është ndarë në punë gjykatësit Arben Hoti”, bëri të ditur Gashi për “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve  është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 të KPRK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori