LAJMI I FUNDIT:

Cakaj: Serbia ka kryer krime në Kosovë, drejtësia e domosdoshme

Cakaj: Serbia ka kryer krime në Kosovë, drejtësia e domosdoshme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ndër çështje të shumta diskutimi, në një intervistë të dhënë në Report TV, sqaroi edhe qëndrimin e tij, sa i takon amnistisë së krimeve të Serbisë në Kosovë.

“Që kur kam marrë detyrën, kemi bërë një punë të konsiderueshme po ashtu në koordinim me institucionet e Kosovës në dy drejtime kryesore. E para ka qenë agazhimi për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, e dyta ka qenë denoncimi i krimeve të luftës në Kosovë”, theksoi Cakaj gjatë intervistës.

Kryediplomati Cakaj cilësoi se është me rëndësi thelbësore që drejtësia për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, të shkojë në vend, duke shprehur mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në këtë përpjekje, si pjesë thelbësore e procesit të pajtimit të dy vendeve.

“Serbia ka kryer krime ne Kosovë, është përgjegjëse për të gjitha mizoritë qe kanë ndodhur, jo vetëm në luftën e fundit, por historikisht në periudha me të gjata kohore. Serbia për këtë duhet të mbajë përgjegjësi, që nënkupton që drejtësia duhet të shkojë deri në fund”, përfundoi Cakaj.