Xhenxhefili dhe shafrani janë super ushqime të cilat janë përdorur me mijëra vjet për shkaqe të ndryshme për shkak të vetive të shumta shëndetësore që i kanë.

Ata janë mënyrë natyrale për ta mbushur trupin me energji, për ta luftuar inflamacionin në trup, për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, për t’u relaksuar, për t’i lehtësuar dhimbjet dhe për ta përmirësuar shëndetin në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.


Këto janë disa prej të mirave shëndetësore të xhenxhefilit:

- E forcon sistemin e imunitetit
- Ndihmon në sistemin e tretjes
- I lehtëson dhimbjet e muskujve
- E trajton marramendjen
- I përmirëson aftësitë kognitive
- Ju relakson
- E zvogëlon inflamacionin
- E zvogëlon kolesterolin

Në anën tjetër, këto janë të mirat shëndetësore të shafranit:

- Ndihmon te personat me ankth dhe depresion
- I lehtëson dhimbjet
- Ndihmon me lodhjen
- Ndihmon me sistemin e tretjes
- E mbron shëndetin e zemrës
- E zvogëlon stresin
- E përmirëson gjumin
- E trajton inflamacionin
- I rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Ekspertët thonë se mund ta përgatitni një çaj me këta dy përbërës (shafran dhe xhenxhefil), i cili ju furnizon me vlera të shumta ushqyese.

Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i këtij çaji ndihmon në luftimin e lodhjes, jua shpejton metabolizmin, jua zvogëlon dhimbjet, etj.

Përbërësit e çajit të xhenxhefilit dhe shafranit:

- Një lugë çaji shafran
- Një copë të vogël xhenxhefil të freskët
(të prerë dhe qëruar)
- Një lugë çaji mjaltë
- Dy gota qumësht kokosi
- Gjysmë luge çaji kanellë
- Një çikë piper të zi

Instruksionet:

Shtimi i piperit të zi në çaj është mënyra më e mirë për ta absorbuar shafranin në trup, pasi që piperini, përbërësi i piperit, e bën curcuminin (përbërës i shafranit) 2,000 herë më të absorbueshëm.

Në një tenxhere, përzieni të gjithë përbërësit  dhe nxejeni çajin për 5 minuta, pastaj pijeni në mëngjes në stomak të zbrazët.

Ju gjithashtu mund ta pini edhe gjatë ditës. /Telegrafi/