Çair, masa për ndryshimin e emrave të shkollave

Në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit theksohet se në rast se vërtetohet në terren se është bërë ndryshimi i emrave të shkollave nga ato maqedonas në emra të rinj shqiptarë, atëherë do të pasojnë masat ndëshkimore dhe sanskionuese për komunën dhe shkollat, siç thuhet në përputhje me ligjin.
“Ministria e Arsimit nuk ka dhënë miratimin për ndryshimin e emrave të shkollave. Emrat e shkollave janë të definuara në statutin e shkollave për të cilin jep pëlqimin Ministria e Arsimit. Inspektorati shtetëror për artsim do të kryejë kontroll në zbatimin e ligji për arsimin fillor”, theksohet në një komunikatë të Ministrisë së Arsimit, raporton INA.
Sipas kësaj ministrie, të gjitha dokumentet e lëshuar me emrat e rinj të shkollave do të jenë jolegjitime. Gjithashtu janë bërë të ditur edhe masat ndëshkimore për shkollat, që kalojnë shifrat mbi 2 mijë euro dhe masa tjera.
Shkollat fillore në lagjen Çair të Shkupit “Rajko Zhinzifov” dhe “Cvetan Dimov” nga mëngjezi i sotëm kanë tabelat me emra të rinj të luftëtarëve, atdhedashësve të kombit tonë shqiptar, “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”. Shkolla fillore “Nikolla Vapcarov”, është emëruar me emrin e dëshmorit “Imri Elezi”, ndërsa shkolla “Jane Sandanski” me emrin “Jashar Bej Shkupi”.
Gjatë gjithë procedurave për ndryshimin e emrit, Komuna e Çairit thotë se ka respektuar Badenterin, ndërsa vendimi futet në fuqi pasi të dalë në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë. Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit kanë theksuar se vendimi në fjalë është i paligjshëm pasi nuk është miratuar nga e njëjta ministri. /Telegrafi/



















































