Shkolla profesionale Cacttus Education ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me USAID për lansimin e projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ky projekt vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë. Projekti ka për qëllim që të ju ofroj studentëve njohuri dhe shkathtësi që i plotësojnë kërkesat e tregut të punës, veçanërisht për sektorin privat. Përmes këtyre shkathtësive që ofrohen në veçanti në fushën e teknologjisë informative (TIK), synohet që të plotësohen mangësitë e kësaj fushe në tregun e punës që paraqiten dukshëm si rrjedhojë e sistemit të arsimit në Kosovë.
“Partneriteti për Impaktin në TIK” parasheh dy forma të modeleve për trajnimin e të rinjve. Njëra fokusohet në lehtësimin e mundësive të vetë-punësimit përmes ideve start-up nga brenda dhe jashtë, sipërmarrjes dhe mundësive të jashtme (outsourcing). Forma tjetër është ofrimi i aftësive dhe trajnimeve profesionale të nevojshme të kombinuara me punësim direkt përmes punëve praktike dhe vendeve të punës në kompani të ndryshme kosovare, disa prej të cilave tashmë janë partnerë që e mbështesin këtë projekt.
Cacttus Education si shkolla e parë profesionale e nivelit të 5-të e dedikuar për teknologji informative, synon ta plotësojë mungesën e shkathtësive specifike të lidhura me tregun e punës dhe si rrjedhojë ta zvogëlojë hendekun e periudhës mes përfundimit të shkollimit dhe angazhimit në punë.
Për të arritur qëllimet e këtij projekti, njeri prej tyre aftësimi për punë përmes shkollimit profesional, Cacttus Education në partneritet me USAID ofron 20 bursa që mbulojnë 80% të studimeve në fushën e teknologjisë së informacionit. Përmes këtyre bursave 20 studentë mund tëstudiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.Te gjithë te interesuarit për të përfituar nga kjo mundësi inkurajohen të kontaktojnë Cacttus Education për informata të mëtutjeshme rreth procesit.
Klikoni KËTU për më shumë informata rreth bursës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin