LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi takon udhëheqësit e universiteteve amerikane: Po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi

Bytyqi takon udhëheqësit e universiteteve amerikane: Po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar sot me një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane, Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Bytyqi në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ka falenderuar delegacionin e të dy universiteteve për mbështetjen e dhënë për arsimin kosovarë, duke iu kërkuar që të kenë bashkëpunim tutje.


“Kisha nderin të takohem sot me një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane: Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Falënderova këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar, e në veçanti për arsimin e lartë, sepse shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës.

Po ashtu, theksova se, presim bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë”, ka shkruar në Facebook, Shyqiri Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori