LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi takon udhëheqësit e EQAR, thotë se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Bytyqi takon udhëheqësit e EQAR, thotë se Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Ministri i Arsmiti, Shyqyri Bytyqi ka pritur në takim sot presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich dhe drejtorin, Colin Tuck.

Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar për punën që po bëhet dhe planet për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë


” Presidentin e EQAR e njoftova se jemi angazhuar në krijimin e infrastrukturës ligjore që AKA të funksionojë tërësisht e pavarur dhe infrastrukturës shtesë ligjore që Agjencia të jetë e pavarur gjatë kontrollit të cilësisë në arsimin e lartë”, ka shkruar Bytyqi.

Postimi i plotë:

Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Sot kam pritur në takim presidentin e EQAR-it, z. Karl Dittrich dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tuck, me të cilët kam biseduar për punën që po bëhet dhe planet për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Fillimisht kam falënderuar udhëheqësit e lartë të Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), për kontributin që kanë dhënë që arsimi i lartë të ketë rrugën hapur drejt integrimit evropian.

Theksova se jemi në rrugë të mbarë të reformave për të krijuar standarde më të larta dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe në këtë drejtim, përkrahja dhe këshillat nga drejtuesit e EQAR janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme.

Gjithashtu, fola edhe për gjendjen në universitetet publike dhe private të Kosovës dhe theksova të arriturat që janë bërë, por edhe sfidat që hasen në këtë nivel të arsimit.

Presidentin e EQAR e njoftova se jemi angazhuar në krijimin e infrastrukturës ligjore që AKA të funksionojë tërësisht e pavarur dhe infrastrukturës shtesë ligjore që Agjencia të jetë e pavarur gjatë kontrollit të cilësisë në arsimin e lartë.

Presidenti i EQAR, z. Karl Dittrich, tha se i çmon përpjekjet e MAShT dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Presidenti dhe Drejtori i EQAR-it u shprehën tejet të lumtur me përkushtimin e MAShT në funksion të pavarësimit të AKA-së dhe për krijimin e kushteve për funksionim të pavarur të këtij institucioni. Ata shprehën besimin e tyre se me këtë angazhim AKA shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë.

Presidenti Dittrich ftoi MAShT-in që të jetë vëzhgues në asambletë dhe mbledhjet tjera të rëndësishme të EQAR, për të qenë në rrjedha me zhvillimet ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe këto ndryshime pozitive t’i aplikojë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori