LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e Serbisë

Bytyqi: Shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë me sistemin e Serbisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka deklaruar se shkollat serbe në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë, ndërsa po ashtu nuk i raportojnë MASHT-it.

Bytyqi duke iu përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, tha se në dokumente bëhen përpjekje për integrime të komuniteteve, por fatkeqësisht shkollat serbe ende mësojnë me sistemin e Serbisë.


“Deri më tani fatkeqësisht të gjitha shkollat që mësojnë në gjuhën serbe vazhdojnë të aplikojnë sistemin e Republikës së Serbisë dhe jo të Republikës së Kosovës. Aktualisht çka ne kemi bërë, është se kemi ngarkuar zëvendësministri, Bajrush Cezari për t’u marrë me çështjen e komuniteteve, veçanërisht me shkollat që nuk janë të integruara në sistemin e Republikës së Kosovë. Ai është duke bërë një punë me terren, ka filluar nga pjesa jugore sepse edhe në pjesën jugore kemi shkolla që nuk janë të integruara në sistemin arsimor të Republikës së Kosovës, për të parë se cila janë pengesat dhe mundësitë që pastaj bashkë me partnerët ndërkombëtar të gjejmë mënyrën e integrimit në sistemin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, asnjë shkollë e cila mëson në gjuhën serbe nuk raporton në Ministrinë e Arsimit“, tha ai.

Ndërsa, deputeti Kurteshi pyeti ministrin edhe për tekstet shkollore që janë në kundërshtim me Kushtetutën e ku për shqiptarët flitet në mënyrën më te keqe të mundshme, raporton KP.

Bytyqi tha se kjo çështje duhet të kalojë në Komisionin shtetëror e që duhet të merren me çështjen e teksteve dhe integrimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori