LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Në Maqedoni nuk ka më fuqi të lirë punëtore, por kualifikuese

Bytyqi: Në Maqedoni nuk ka më fuqi të lirë punëtore, por kualifikuese

Zv. kryeministri i RMV-së, Fatmir Bytyqi në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, në Çikago, zhvilloi një takim pune me një grup biznesmenësh, të përbërë nga pjesëtarë të diasporës maqedonase dhe biznesmenë amerikanë.

Zv. kryeministri Bytyqi në takim theksoi se investimet nga SHBA-të mund të kenë ndikim transformues në ekonominë e Maqedonisë sepse me vete sjellin jo vetëm mjete financiare, por edhe ekspertizë, teknologji dhe qasje në tregjet botërore.


“Suksesi që kanë pas vetes biznesmenët nga Shtetet e Bashkuara premton mundësi për të inkurajuar inovacionin dhe produktivitetin më të mirë në sektorë të ndryshëm. Investimet tuaja do të sinjalizonin besim në stabilitetin ekonomik të vendit dhe potencialin e rritjes, duke tërhequr investime shtesë nga burime të tjera”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se Qeveria udhëheq politika të parashikueshme ekonomike që krijojnë një mjedis të qëndrueshëm dhe stimulues të biznesit për investitorët potencial.

“Përmes një zgjidhjeje sistematike të përkthyer në një sërë masash të përfshira në Ligjin për mbështetjen financiare të investimeve, Maqedonia e Veriut udhëheq politika ekonomike konsekuente për tërheqjen e investimeve, sepse ne kemi krijuar një mjedis biznesi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe stimulues që ka për qëllim mbështetjen financiare për përfshirjen e proceseve të reja prodhuese, adoptimi i teknologjive të reja dhe pushtimi i tregjeve të reja”, tha zv. kryeministri.

Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut nuk mund të pritet më fuqi e lirë punëtore, por konkurruese, me aftësi të zhvilluara që të jetë pjesë e proceseve prodhuese më të avancuara teknologjikisht, e cila meriton një pagë dinjitoze./Telegrafi/