LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Korridori 8 nuk mund të zëvendësojë hekurudhat

Bytyqi: Korridori 8 nuk mund të zëvendësojë hekurudhat

Ndërtimi i Korridorit 8, gjegjësisht linjës hekurudhore për në Bullgari dhe Shqipëri e bën vendin tonë më konkurrues, tha zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.


I pyetur nëse zgjidhja mund të jetë një lidhje moderne e autostradës në vend të hekurudhës, Bytyqi tha se për ekonominë, autostradat dhe transporti rrugor nuk janë gjithmonë konkurrues.

“Për ekonominë, zgjidhjet e autostradave dhe transporti rrugor nuk janë gjithmonë më konkurruese sesa transporti hekurudhor, për shkak të nevojave të trafikut të mallrave. Gjatë krizës së kovidit, trafiku ajror, rrugor dhe hekurudhor, te udhëtarët ka rënie, vetëm transporti i mallrave është rritur”, tha Bytyqi.