LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Fëmijët, shpresa jonë për të ardhme më të mirë

Bytyqi: Fëmijët, shpresa jonë për të ardhme më të mirë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar mirëqenie për të gjithë fëmijët në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ai ka thënë se fëmijët janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë.  Bytyqi tha se do të punojnë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Postimi i plotë i ministrit Bytyqi:


“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroj mirëqenie për të gjithë fëmijët!

Ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë dhe ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur.

Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurt drejt së nesërmes.

Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes!

Urime!”, ka shkruar Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori