LAJMI I FUNDIT:

Byrnes: Propozimi francez respekton identitetin dhe gjuhën maqedonase

Byrnes: Propozimi francez respekton identitetin dhe gjuhën maqedonase

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, vlerësimi ynë është se propozimi mbron interesat e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit. Ky është mendimi ynë dhe i ekspertëve tanë”, thotë ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Kate Marie Byrnes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur është fjala për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është një bisedë që duhet ta bëjnë Maqedonia e Veriut dhe BE, ndërsa Uashingtoni gjithmonë e ka mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, tha në një intervistë për AIM-n ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, dhe shprehu shpresën se propozimi francez do të jetë një kompromis që do të hapë hapat e ardhshëm.


E pyetur nëse SHBA-të janë të njohur me përmbajtjen e protokollit dhe nëse është diçka për të cilën duhet të shqetësohen qytetarët e Maqedonisë, ambasadorja u përgjigj se SHBA-të e shohin procesin veçmas dhe gjithmonë ka theksuar se çështjet bilaterale duhet të zgjidhen jashtë kornizës së negociatave.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë, vlerësimi ynë është se propozimi mbron interesin e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit. Ky është mendimi ynë dhe i ekspertëve tanë. Protokolli dypalësh për të cilin po flisni duket se është shkrirë disi në këto dy procese. Duhet të ketë një marrëveshje dypalëshe mes Shkupit dhe Sofjes. Dëgjuam disa gjëra që përplaseshin. Mendoj se kjo është pjesë e konfuzionit, që përmendët se publiku nuk është i sigurt se cilat do të jenë ato diskutime. Do të ketë diskutime të veçanta dhe ne mendojmë se ato çështje duhet të zgjidhen në baza dypalëshe dhe këtë e kemi thënë që në fillim.

Sigurisht, jo vetëm për hyrjen në BE, por edhe për stabilitetin tuaj afatgjatë, është e rëndësishme t’i zgjidhni ato çështje”, theksoi Byrnes.

Byrnes thotë se Maqedonia e Veriut po përballet me një vendim specifik që duhet të miratojë.

E pyetur nëse propozimi francez respekton gjuhën maqedonase Byrnes u përgjigj:

“Për mendimin tim po, ai e respekton. Pati disa deklarata, jo vetëm nga liderë të lartë të BE-së, por edhe nga liderë të vendeve anëtare, të cilët e njohin vlerën e këtij propozimi, i cili njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas. Dhe kjo është e rëndësishme që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të mendojnë gjatë marrjes së këtij vendimi”./Telegrafi/