LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi për Idriz Ajetin: Humbëm një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

Bytyqi për Idriz Ajetin: Humbëm një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e akademik Idriz Ajeti.

Bytyqi ka theksuar se Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.


Telegrami i plotë:

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajetit. Familja Ajeti sot ka humbur më të dashurin e tyre, por Kosova humbi një nga emrat më të mëdhenj të arsimit dhe të shkencës.

Emri i akademik Ajetit do të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, një nga emrat më të mëdhenj të rrugëtimit të popullit tonë drejt lirisë dhe të promovimit të vlerave të mirëfillta të popullit tonë në botë.

Puna e palodhshme dhe virtytet njerëzore të akademik Ajetit, i kanë bërë vend të rëndësishëm figurës së tij në historinë e popullit shqiptar.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familjarë të akademik Ajetit, miq e bashkëpunëtorë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori