Dy mesfushorët Edouardo Camavinga e Jude Bellingham janë rikthyer plotësisht nga lëndimet dhe janë pjesë e skuadrës për përballjen ndaj Olympiacos Marseille në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” sfidën e parë do ta zhvillojnë si nikoqir të skuadrës franceze në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm në botë.


Lajmi i mirë për madrilenët është padiskutim rikthimi i Camavingas e Bellingham, të cilët kanë qenë jashtë fushës tërë sezonin 2025/26 shkaku i lëndimeve.

Megjithatë, trajneri Xabi Alonso ka konfirmuar se dyshja tani i janë bashkuar skuadrës, por nuk dihet nëse do të zhvillojnë ndonjë minutë në mesjavë.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois, Lunin, Fran

Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Trent, Asencio, Carreras, Garcia, Huijsen

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Guler, Ceballos

Sulmuesit: Vini, Mbappe, Rodrygo, Gonzalo, Brahim, Mastantuono./Telegrafi/


telegrafi sport app