Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka qenë mjaft aktiv kohëve të fundit në prurjen e projekteve të reja.

Ai përpos kësaj, u mundëson ndjekësve të tij që të shohin më afër jetën e tij të përditshme përmes imazheve të ndryshme.


Butrinti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar se është duke punuar në këngën e re të tij.

Kjo përmes një videoje të ndarë ku shihet se ekipi i tij janë të përgatitur për xhirimet e klipit, afër bregdetit.

“Përpara” titullohet projekti, kopertinën e së cilës e ka vënë në secilën këngë të publikuar më parë në platformën YouTube. /Telegrafi/