Busquets vjedh spektaklin në Mestalla

Blaugranët patën posedimin në pjesën e parë, mirëpo Los Che në asnjë moment nuk u ndien të kërcënuar për të pësuar gol.
Shkodran Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij e kryen mirë punën e tyre defensive. Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë (27’) për shkak të një ndërhyrjeje në Neymar.
Në gjysmën e dytë, shanse patën të dyja skuadrat. Edhe vendasit edhe mysafirët dështuan të ishin efektivë deri në minutat shtesë.
Sergio Busquets ishte heroi i katalunasve, pasi shënoi golin në vlerën tri pikë (90’+4).
Barcelona ka 31 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid. Valencia është e pesta në tabelë, me dy pikë prapa Sevillas që mban vendin e katërt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































