Busquets lidhet me një kalim te klubi i David Beckhamit

242:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 23: Sergio Busquets of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Sevilla FC and FC Barcelona at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 23, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images) 12:"Getty Images
Sergio Busquets mund të tundohet nga projekti i David Beckhamit te Inter Miami - bën të ditur Marca.
Gjatë javës që shkoi, mesfushori spanjoll ka thënë se është duke menduar për të luajtur në MLS kur ta mbyllë karrierën me Blaugranët.

Ndërkaq, ekipi i Beckhamit konsiderohet si një opsion i mundshëm për futbollistin e mesfushës.

30-vjeçari është pjesë e Barcës që nga viti 2005 kur ishte përfshirë në sistemet e lojtarëve të rinj të klubit katalunas.
Ai fillimisht u inkuadrua në skuadrën Juvenil A, pastaj luajti për Barcelona B, ndërsa në ekipin e parë u inkuadrua në vitin 2008. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































