LAJMI I FUNDIT:

Bushi me U21: Ndihem krenar që jam trajneri i tyre

Bushi me U21: Ndihem krenar që jam trajneri i tyre

Tre pikët e para në kualifikueset e Evropianit të 21-vjeçarëve e kanë entuziazmuar trajnerin Alban Bushi. Suksesi 3-2 i kombëtares Shpresa në Islandë ishte një provë se skuadra ka cilësi, me drejtuesin e stolit që vlerëson lojën e skuadrës, por edhe elementët premtues të së ardhmes.

“E rëndësishme është që kemi krijuar raste, edhe në ndeshjen e parë edhe ndaj Irlandës. Por, ndonjëherë shpërblehesh kur mundohesh dhe krijon raste. Nuk shpërblehesh kot. Për këtë jam edhe më i lumtur, sepse bëm një lojë shumë të mirë, një paraqitje fantastike. Nuk i lamë hapësira kundërshtarëve”.

“Kundërshtarët i kishim pak të vështirë ti analizonim përpara ndeshjes, sepse analizuam vetëm një ndeshje të përpara gjashtë muajve me Gjeorgjinë dhe është e vështirë. Menduam që topin ta luanim gjithmonë poshtë, ndryshe nga sa ndodhi në Irlandë, ku provuam topat e gjatë. Sot vajti gjithçka mirë. Luajtëm 4-4-2: mesi funksionoi shumë mirë, krahët hapeshin. Jam i kënaqur sepse skuadra u paraqit mirë në lojë dhe kemi shumë lojtarë premtues për ekipin e parë”.


“Tre golat e pësuar nga kuqezinjtë, në po kaq ndeshje të luajtura tregojnë se skuadra ka ende vend për përmirësim. Diçka mëse normale kur kujton se lojtarët e Shpresave luajnë ndaj rivalëve dy vjet më të mëdhenj. Tre gola në goditje standarde? Kam gjithë kohën që u kërkoj lojtarëve të mos shkaktojnë faull. Goli i dytë u pësua shumë lehtë. Problemi lindi që në momentin e shkaktimit të faullit. Me Irlandën shkaktuam shumë faulla, sot më pak. Pjesa më e madhe e ekipit është e ditëlindjes 98, pjesa më e madhe janë pjesë e ekipit edhe për edicionin e ardhshëm. Po luajnë me kundërshtarë dy vjet më të mëdhenj. Të tillë ishin Islandezët, të cilët janë edhe në mesin e sezonit, por sërish ne e dominuan ndeshjen.”

Bushi tregoi edhe si e motivoi skuadrën përpara ndeshjes, duke vlerësuar edhe rritjen e cilësisë në skuadrën Shpresa.

“Pas analizave gjatë gjithë javës, përpara ndeshjes thuajse nuk u fola fare djemve. U thashë vetëm pak fjalë: ‘do ta fitoni këtë ndeshje, jeni më të mirë se ata. Islanda nuk ka as Messi dhe as Ronaldo’. Ndihesh krenar që drejton djem të tillë, sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Natyrshëm që nevojitet edhe kualiteti, të cilin Shqipëria ka nisur ta ketë”.

Pas festës në Islandë, trajneri i 21-vjeçarëve përqendrohet te dueli i radhës, pikërisht përballë nordikëve, këtë herë në shtëpi.

“4 Shtator data fatsjellëse, si me Greqinë? Nuk është e rastësishme kjo datë. Por, tani shpresojmë të muaji tjetër, pasi në Tetor na vjen Islanda në shtëpi. Të shijojmë këtë fitore që arritëm dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori