LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Ballkani nuk është ende një rajon

Bushati: Ballkani nuk është ende një rajon

Nga Washingtoni, ku ndodhet në një vizitë zyrtare, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i pranishëm në konferencën e organizuar nga Këshilli Atlantik, mbi të ardhmen e Ballkanit u shpreh i shqetësuar lidhur me rajonin, pasi sipas tij nuk ekziston ende një rajon i vërtetë.

“Edhe nëse flasim për integrim euroatlantik, është e vështirë të flasim për një rajon të vërtetë, duke pasur parasysh se kemi disa vende anëtare Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, por edhe vende si Kosova e cila po kërkon të ketë një marrëdhënie të institucionalizuar me NATO-n, vende si Serbia që qëndron në një tjetër pozicion, apo edhe Bosnja, e cila në dy vitet e fundit nuk po avokon për t’u anëtarësuar në NATO”.

“Po kështu edhe linjëzimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me atë të BE-së nuk është i njëjtë. Ndaj dhe sfida jonë e parë është si ta transformojmë Ballkanin Perëndimor në një rajon të vërtetë nga pikëpamja politike, ekomomike dhe e sigurisë”, tha ai.


Për kreun e diplomacisë shqiptare vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida në lidhje me shtetin e së drejtës, korrupsionin dhe krimit të organizuar, tensionet etnike apo pabarazia ekonomike e cila është një hendek i gjerë jo mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Perëndimore, por mes Ballkanit Perëndimor dhe të ashtuquajturve vende të reja anëtare të BE-së, duke i vendosur vendet fqinje në pozita të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori