LAJMI I FUNDIT:

Bushat, boll deliruam me dekada: Sportin dhe artin e kanë më të zhvilluar se ne vëllezërit nga Kosova

Bushat, boll deliruam me dekada: Sportin dhe artin e kanë më të zhvilluar se ne vëllezërit nga Kosova

Çim Peka

Po të isha!! Po të isha në moshën e Milotit, po të kisha talentin e tij, dhe po të kisha mundësi zgjedhje në kushtet që jemi sot, do zgjidhja Kosovën.


Për shumë arsye. Së pari, mes Mand Dukës e Fadil Vokrrit do zgjidhja profesionistin, jo “specialistin”; do zgjidhja ikonën e futbollit të trojeve shqiptare të viteve ’80. Së dyti, ne kemi gati një shekull që po e provojmë me sport e nuk po nxjerrim gjë në dritë. Kosova në pak muaj po. Së treti, si ne si ata jemi shqiptare.

Andi Bushati: Rashica, një tradhtar i mërzitur
Lexo po ashtu Andi Bushati: Rashica, një tradhtar i mërzitur

Ata më shumë se sa ne kanë nevojë të promovohen si shtet. A nuk na mrekulluan me Rio? Çfarë bëmë ne? U grushtuam me njëri-tjetrin për rreshtin e parë në parakalim. Së katërti, është në natyrën e njeriut që ka qejf ta lusin, jo tu lutet. Talentet e Kosovës nuk kanë sot nevojë t’i luten Ganiut apo Mandit, Kosova ka nevojë për talentin e tyre që BBC, CNN, ndryshe nga Shqipëria që shkruajnë për hashashin, për Kosovën të raportojnë për talentet në sport.

Para se t’i akuzojmë si tradhtarë, t’i falënderojmë për këto 20 vjet që na mbajtën ekipin tonë, që ishte edhe i tyre. Nuk e ndanë ata Shqipërinë, e gjetën të ndarë dhe na dhanë shumë. Për një gjë duhet të biem dakord. Boll deliruam me dekada. Sportin dhe artin e kanë më të zhvilluar se ne vëllezërit kosovarë. Madje, “këngëtaret” tona kanë filluar të këndojnë me dialektin e këngëtareve të Kosovës. Athua se i bën këngëtare dialekti dhe jo talenti.

Bushat, për Milot Rashicën thuaj çfarë të duash, por të paktën Batonit mos i thuaj tradhtar. Atë jam i sigurt që kosovarët na e falin me dëshirë e me parametra zero…