LAJMI I FUNDIT:

Bursa studentore për nxënësit në nevojë në Luginë, Mustafi njofton se është hapur aplikimi

Bursa studentore për nxënësit në nevojë në Luginë, Mustafi njofton se është hapur aplikimi

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar për disa bursa studentore që do të ndahen për nxënësit më në nevojë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Mustafi ka shkruar se tashmë Kosova do të jetë edhe më afër nxënësve në Luginë, transmeton Telegrafi.


“Pasi që Kosova do të jetë me secilin student të Luginës përmes Thirrjes për bursa studentore. Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të jetë me secilin nxënës më në nevojë”, thotë ai.

Ai ka përmendur disa kategori.

– nxënësit pa asnjë prind ose me vetëm një prind (prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur),
– familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor

Tutje, ai ka shkruar se “përmes thirrjes të publikuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Qeveria e Republikës së Kosovës, është në një mision për të ndihmuar nxënësit e Luginës me barrën më të rënduar financiare.

“Për të qenë të barabartë mes nesh dhe brenda nesh, për të qenë të barabartë me të tjerët. Pra, për Luginën arsimi së pari. Angazhimi ynë dhe prezenca e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Filloi para dy vitive dhe nuk mund ta ndal askush. Nga Arsimi, Kultura dhe Informimi shtrihet deri te Mbrojtja dhe Promovimi i Identitetit Kombëtar”, thekson mes tjerash ai.

Mustafi po ashtu ka thënë se kanë siguruar kuota për specializimin e mjekëve nga Lugina, për herë të parë program për të avokuar në SHBA dhe BE, program në zhvillim e sipër për zhvillimin e bujqësisë në Luginë.

“Këtë vit edhe më fort edhe më fuqishëm. Bashkë ishim. Bashkë vazhduam e bashkë do Jemi për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Sot më mirë se dje, e nesër më mirë se sot. Kosova në Luginë”, ka potencuar Mustafi.

Ai ka bërë të ditur se afati i aplikimit është i afërt: nga data 1 deri më 22 prill 2024, deri në orën 15:00.

Për më shumë informacione klikoni KËTU./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori