LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Burri nga Miçigani mendoi se çmimi i lotarisë prej mbi 100 mijë eurove që ai kishte fituar ishte një shaka

Një burrë nga Miçigani tha se ai ishte i bindur se shokët e tij ishin duke bërë shaka me të kur ai e mori një e-mail ku thuhej se ai kishte fituar një shumë prej mbi 100 mijë euro.

Burri 59 vjeçar nga Ingham u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçigan se ai pranoi një e-mail ku shkruhej se ai kishte fituar çmimin e lotarisë prej mbi 100 mijë eurove në tërheqjen e dytë, por ai kishte dyshime sepse nuk i kujtohej se ishte futur në një short të tillë, përcjell Telegrafi.

“Mora një e-mail ku shkruhej se unë fitova një shumë prej mbi 100 mijë eurove në një lotari me shansin e dytë”, deklaroi lojtari i lotarisë, raporton UPI.


“Mendova se ishte dërguar nga shokët e tij të kolegjit të cilët mund të ishin duke bërë një trik ndaj meje. Edhe pasi fola me dikë nga lotaria, isha skeptik në lidhje me gjithçka. Tani, i ulur këtu duke e mbajtur një çek, e di se gjithçka është e vërtetë”, shtoi ai.

Në fakt doli se lojtari në fjalë kishte përdorur aplikacionin e Lotarisë së Miçiganit për ta skanuar një tiketë jo fituese gërvisht dhe fito me vlerë prej mbi 300 milionë eurove, tiketë e cila e futi atë në shortin e 28 shtatorit.

“Kam qenë një lojtar lotarie për një kohë të gjatë dhe kam fituar disa çmime, por ju asnjëherë nuk mendoni se mund të jeni ai person që e fiton çmimin e madh”.

Ai tutje shtoi: “Kam ëndërruar gjithmonë se si mund të duket ky moment, por asnjëherë nuk e kam imagjinuar se kjo mund të bëhet realitet”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori