Dy gra aziatike në të 60-tat e tyre u sulmuan brutalisht në Baltimore të SHBA-së të martën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një burrë u arrestua pasi goditi në mënyrë të vazhdueshme dy viktimat në kokë me një tullë.


Të dyja gratë ishin punonjëse të dyqanit të pijeve alkoolike, të cilat po e mbyllin atë të martën në mëngjes, kur Daryl Doles, 50-vjeçar, dyshohet se hyri brenda dhe i sulmoi ato, thuhet në raport.

Videoja e xhiruar nga kamerat e sigurisë e shpërndarë nga pika e shitjes tregon burrin që lufton me një punëtore në dysheme dhe duke e goditur me tullë, derisa një burrë tjetër brenda largohet qetësisht nga dyqani.

Doles përballet me dy akuza të sulmit të rëndë thuhet në raport. Mbetet ende e paqartë nëse po kërkohen akuza për krime të urrejtjes. /Telegrafi/