Ky është momenti prekës kur një orangutang përpiqet t'i ofrojë ndihmë një burri që po kërkonte “armiqtë e betuar” të kafshëve - gjarpërinjtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhi i mrekullueshëm duket se tregon se si “majmuni i madh” arrin të ndihmojë burrin, i cili është duke qëndruar në një lumë.


fa2

Fotografia thuhet të jetë bërë në një zonë pyjore konservimi në Borneo ku speciet e rrezikuara mbrohen nga gjuetarët.

fa3

Ka qenë Anil Prabhakar ai që ishte duke udhëtuar me miqtë e tij ndërsa ishte në safari kur vuri re burrin - i cili punon si pjesë e projektit mbrojtës - në lumë.

fa1

Ai më vonë zbuloi se ai po “pastronte” gjarpërinjtë për të ruajtur orangutanët - derisa u ndërpre nga një majmuni kureshtar. /Telegrafi/