LAJMI I FUNDIT:

Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje

Burri ia kufizoi lirinë e lëvizjes gruas së tij në vendin e punës në QKUK, policia jep detaje
Foto: Arkiv

Një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj, i cili ka shkuar në vendin e punës dhe i ka kufizuar lëvizjen në Klinikën e Internos në QKUK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses.


Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit
Lexo po ashtu Një person mbajti peng gruan brenda QKUK-së - policia, zjarrfikësit dhe QKUK japin detaje të rastit

“Rreth orës 06:30, një grua ka kërkuar ndihmë nga policia pasi që është ndier e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit”, ka thënë Borovci.

Tutje siç tha ai, aktualisht policia po trajton rrethanat e raportuara që ndërlidhen me rastin, përderisa të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor si pjesë e vijimësisë hetimore. /Telegrafi/