LAJMI I FUNDIT:

Burri dhe gruaja zihen, aeroplani aterron dhunshëm

Burri dhe gruaja zihen, aeroplani aterron dhunshëm

Piloti i kompanisë ajrore hungareze “Malev” është dashur të aterroj dhunshëm për shkak të një çifti martesor i cili është zënë me njëri tjetrin, prandaj anëtarët e ekuipazhit kanë pasur frikë se ata do të mund të rrëzonin aeroplanin.

Çekët Jiri e Katka Bartek kanë filluar të përlahen në aeroportin e Budapestit. Katka e e bezdiste burrin e saj Jiri për faktin që kishte punuar deri vonë. Ata kanë filluar të zihen edhe pasi që aeroplani ka filluar të fluturojë në drejtim të Qipros. Janë goditur me njëri-tjetrin, e stjuardesat e shkreta i kanë gjuajtur me boca dhe pajisje që u kanë ardhur afër dore.

“Kanë qenë jashtë kontrollit. Piloti nuk ka pasur zgjedhje tjetër pos që të kthejë aeroplanin dhe të aterrojë dhunshëm”, ka thënë një stjuardesë.

Kompania Malev ia ka ndaluar çiftit që të fluturojë ndonjëherë tjetër me aeroplanët e saj.