LAJMI I FUNDIT:

Burri bart në shpinë prindërit për më shumë se 40 kilometra, që t’ua dëshmojë se është i pafajshëm (Video)

Burri bart në shpinë prindërit për më shumë se 40 kilometra, që t’ua dëshmojë se është i pafajshëm (Video)

Një burrë i ri ka bartur në shpinë prindërit e tij për më shumë se 40 kilometra, vetëm dhe vetëm që t’ua dëshmojë se padrejtësisht është akuzuar për një krim që nuk e ka kryer.

Kartik Singh thotë se padrejtësisht ishte arrestuar në vitin 2009, nën akuzën se kishte abuzuar seksualisht me një grua me ç’rast ishte dënuar me 18 ditë burgim, transmeton Telegrafi.


Ai ka udhëtuar nga vendlindja e tij Moroda në lindje të Indisë, deri në gjykatë vetëm dhe vetëm që t’ua dëshmojë të gjithëve se është i pafajshëm.

Prej atëherë, ai është anashkaluar nga komuniteti dhe vazhdimisht kishte probleme të gjej punë.

Si rezultat i kësaj, ai thotë se është zhytur në borxhe pasi ka mbetur pa punë dhe se duhet të kujdeset për prindërit e tij të moshuar.

Singh ishte i etur që të pastroj emrin e tij dhe t’ua dëshmojë prindërve se nuk është fajtor, dhe se asnjëherë nuk ka kryer kurrfarë krimi.

Kështu ai vendosi t’i bartë në shpinë babanë dhe nënën për më shumë se 40 kilometra, të cilët ishin ulur në disa pjesë të drurit të cilat ishin të lidhura me litar që ai i mbante në shpinë.

Sing pretendon se edhe pse është i arsimuar, nuk po arrin të martohet për shkak të akuzave që i janë bërë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se kjo nuk është hera e parë, që në Indi padrejtësisht akuzohen njerëzit për krimet që nuk i kanë kryer.

Singh dëshiron që t’i bind prindërit e tij se nuk ka kryer kurrfarë krimi para se ata të vdesin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Botë
Kalo në kategori