I vendosur në zemër të qytetit malor La Paza në Bolivi, në një lartësi prej tre mijë metra në Ande, gjendet burgu San Pedro, burgu më i çuditshëm në botë, shkruan thevintagenews.com.
Jo vetëm që është burgu më i madh në Bolivi, por edhe “shtëpia” e mbi 2.500 të burgosurve, transmeton Telegrafi.
Burgu San Pedro ruhet vetëm nga jashtë, derisa brenda tij nuk ka gardian. Detyra e vetme e gardianëve është që askush të mos arratiset, derisa gjithçka çfarë ndodh brenda tij përgjegjësinë e mbajnë vetë të burgosurit.
Për tu futur në këtë burg, të burgosurit duhet të paguajnë biletë dhe më pas të blejnë qelinë e tyre nga “kryetari i burgut” ose nga ndonjëri prej “agjentëve të patundshmërive” të burgut.
Brenda mureve të këtij burgu të burgosurit kanë formuar kompaninë e tyre me një sistem kontrolli funksional. Ata madje organizojnë zgjedhjet kur zgjedhin tetë përfaqësuesit e tyre, nga një për secilin sektor të burgut. Secili sektor ka zyrën e saj të vogël që i përfaqëson të burgosurit dhe merr vendime.
Shumica e të burgosurve në San Pedro jetojnë së bashku me familjet e tyre, me gratë dhe fëmijët, ku në 200 shkon numri i tyre që jetojnë dhe veprojnë brenda këtij burgu, transmeton Telegrafi.
Janë fëmijët që konsiderohen si banorët më të rrezikuar brenda këtij burgu, që janë vazhdimisht nën kërcënimin e përdhunuesve dhe pedofilëve, por për veprime të tilla toleranca është zero, pasi për një krim të tillë ata hidhen në pishinën e vogël brenda burgut, dhe të gjithë mblidhen t’i shikojnë derisa të vdesin, dhe për këtë pakkush ka guxim të ndërmarrë një veprim të tillë.
Kushtet e jetës dallojnë nga sektorët. Për shembull, në sektorin më të varfër të gjithë të burgosurit mbyllen në tre apo katër qeli që janë të dedikuara për vetëm një të burgosur. Në anën tjetër, në sektorët më luksoz siç është La Posta, dilerët e drogës bëjnë jetë luksoze me tualete private, kuzhina dhe me televizion kabllor. Në këtë pjesë të burgut jeta kushton rreth 1.500 dollarë në muaj.
San Pedro e ka edhe ekonominë e pavarur, kështu të burgosurit punojnë si shitës, gardian, pastorë, berberë, rrobaqepës e zdrukthëtar, kurse brenda burgut gjendet edhe fabrika e përpunimit të kokainës më të pastër që shitet në këtë vend. Por, nuk mungojnë as bixhozi, bastoret dhe tregtia me drogë e alkool.
Megjithatë, ajo çfarë është më e çuditshme lidhur me këtë burg, është fakti se që nga viti 1990, turistët mund të futen brenda tij nëse paguajnë biletën. Edhe pse turnetë brenda tij janë ilegale, gardianët janë të prirë të marrin ryshfet dhe t’i lejojnë të futen brenda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe