LAJMI I FUNDIT:

Burgu atraksion turistik – vizitohet nga 2500 vizitorë, vetëm për fundjavë

Burgu atraksion turistik – vizitohet nga 2500 vizitorë, vetëm për fundjavë

Burgu Ulucanlar, ishte i pari që u ndërtua pasi Mustafa Kemal Ataturk në vitin 1923 shpalli Republikën e Turqisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Burgu i parë, i cili në vitin 2011 u shndërrua në muze vizitohet nga miliona turistë. I ndërtuar në vitet e para të Republikës së Turqisë, ai dëshmon periudhën e rëndësishme të skenës politike turke.


Ai u hap në vitin 1925 dhe gjatë 81 viteve, aq sa ka shërbyer si burg, në të u burgosën politikanë, gazetarë dhe shkrimtarë.

Ai është dëshmitarë i torturave dhe ekzekutimeve që janë kryer gjatë këtyre tetë dekadave. Aty ishte i burgosur edhe Mustafa Bulent Ecevit, ish-kryeministri i Turqisë, politikani Muhsin Yazicioglu, revolucionari socialist turk dhe aktivisti politik i cili u ekzekutua Deniz Gezmiş.

Muret e burgut janë dëshmitarë të mendimeve dhe ideve të ndryshme. Burgu u mbyll në vitin 2006, dhe u restaurua në vitin 2009. Me pamjen e re, në vitin 2011 hap dyert për të gjithë vizitorët.

Merve Bayiksel, punonjëse e muzeut, duke folur për AA, tha se ish-burgu nga hapja e tij është vizituar nga miliona turistë. Burgu posedon dhe arkivin, i cili shkon më shumë se tetë dekada më pas.

Sipas saj, ata kanë biseduar edhe me familjet e atyre që në atë kohë ishin të burgosur në këtë burg dhe kanë mbledhur gjërat që kanë përdorur në atë kohë. Bayiksel theksoi se nuk kishin menduar se interesimi për të vizituar ambientet e muzeut do të jetë kaq i madh.

“Kohët e fundit, për fundjavë kemi edhe deri në 2500 vizitorë, kjo është shumë e rëndësishme për ne”, tha ajo. Ata gjithashtu kanë edhe vizita të organizuara të nxënësve.

Burgu është vizituar edhe nga familjarët e ish-të burgosurve. Çdo vit, organizohen edhe nderime për ata që nuk iu kanë mbijetuar torturave.

Një nga vizitorët ishte edhe 62-vjeçari Nurettin Uksul i cili tha se ishte i prekur nga ajo që ka parë në ambientet e ish-burgut.

Profesori Huseyin Yasar rreth burgut dinte vetëm atë që ka dëgjuar nga të tjerët. Ai dëshiroi që të gjithë këtë të shoh me sytë e tij. Ai tha se më shumë e kanë prekur hapësirat e izolimit.

Në trend Fun

Më shumë
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
Dhëndrit i ngec unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej (Foto/Video, +16)

Dhëndrit i ngec unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej (Foto/Video, +16)

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori