Bunjaku: Skuadra është e gatshme, por Turqia është kundërshtar i fortë

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e të dielës kundër Turqisë.
Gjatë konferencës për shtyp, trajneri ka treguar se i ka të gjithë lojtarët në dispozicion, porse ndeshja do të jetë e vështirë.

Ai ka thënë se ekipi i Kosovës tashmë ka krijuar një përvojë të vogël dhe i njeh kundërshtarët, dhe se lojtarët e njohin më mirë njëri-tjetrin.
Sipas tij, Turqia është njëra prej skuadrave që mund ta zë vendin e dytë në Grupin I.
Nga pesë ndeshjet e zhvilluara në grup, Kosova numëron një barazim dhe katër humbje. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































