LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Hajdari s’ishte në anën e tregtarëve, as të konsumatorëve por të militantëve

Bunjaku: Hajdari s’ishte në anën e tregtarëve, as të konsumatorëve por të militantëve

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron të drejtë morale që ministrja e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të japë dorëheqje.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku tha në seancën e Kuvendit se ministrja Hajdari ka dështuar në çdo strategji dhe fushë.

Sipas saj, ajo në kohë krize nuk ka qenë as në anën e tregtarëve dhe as të konsumatorëve.


“Ministria e Industrisë në kohën më të keqe të rritjes së inflacionit nuk e ka treguar veten në asnjë fushë. Dështoi në çdo fushë në menaxhim, në strategji e shumë ushtrues detyre në këtë mistri nuk ka vizion për mbrojtjen e ndërmarrësisë dhe tregtisë, nuk ishte as në anën e tregtarëve dhe as në anën e konsumatorëve, por vetëm në anën e militantëve të vetë”, tha Bunjaku.

​AAK-ja e quan të paaftë dhe të dështuar ministren Hajdari
Lexo po ashtu ​AAK-ja e quan të paaftë dhe të dështuar ministren Hajdari

Ajo e konsideroi të drejtë kërkesën për shkarkimin e Hajdarit.

“Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë nuk e zhvilloi industrinë as ndërmarrësinë dhe as tregtinë, u rritën importet nga Serbia ku dikur ia rrotullonit ju vetë si VV kamionët. Kur ishit në opozitë nuk bëri asgjë më shumë për të avancuar më shumë tregtinë me Shqipërinë. Ministria nuk solli as investime të mërgatës, por as investime të huaja bile e keni sjell ligjin për shpallje të investitorëve strategjikë ju vetë dhe ju vetë jeni deklaruar se nuk duhet të votohet. Ministria ka bërë shumë skandale…Është e drejtë morale dhe moralisht duhet që kjo ministre të japë dorëheqje për skandalet e bëra në këtë ministri”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori