LAJMI I FUNDIT:

”Buna” dhe ”Drita” e ndriçojnë Maqedoninë (Foto)

”Buna” dhe ”Drita” e ndriçojnë Maqedoninë (Foto)

Përderisa Maqedonia merret me probleme politike profesori Naser Miftari dhe ish nxënësi i tij Bujar Dalipi kanë prezentuar projektin ”Drita” dhe ”Buna”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Projekti ‘Drita’ mund të ndriçojë nga një deri në tri llamba led me fuqi secila nga 6 Wat ose më tepër në ato vende ku mungon rryma elektrike dhe ku mund të gjenden lehtësisht burime të tensionit 12 volt me harxhime shumë të vogla. Ky projekt funksionon me panel diellor fotovoltaik që mundëson shëndrrimin e energjisë diellore në rrymë elektrike për të bërë mbushjen e baterisë, ndërsa mbushja e baterisë bëhet nëpermjet një rregullatori i cili përkujdeset për tu mos u mbi mbushur bateria”, sqaron Bujar Dalipi, student i Fakultetit të Shkencave të Aplikueshme në “Albanian University”


Projekti “Drita” në krahasim me shëndrruesit e tjerë të elelktro-industrive botërore dallon për shumë çka, prej të cilave më kryesorja janë harxhimet, ku gjatë demostrimit u pa se me këtë projekt një llambë-led harxhon vetem 0,65 amper për orë, ndërsa e njejta llambë po të vendoset me invertrin e industrive tjera harxhon 1,6 amper për orë, instrumenti matës është me saktësi të lartë. Tjetra që e bënë këtë zbulim të jetë i dalluar është fakti se është shumë i bartshem-portaiv, ku mirembajta e tij është shumë e lehtë, dhe se mbushet nga paneli diellore, pra funksionon me anë të energjisë alternative, energji kjo e së ardhmes.

Bujar Dalipi+Naser Miftari

Buna

Bujar Dalipi

“Projektin ‘Drita’ së pari e kemi prezentuar në institutin gjerman GIZ (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit)- Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Tiranë. Në fillim kur fillova të prezentoj shpikjen tonë, ata nuk besuan teorikisht se mund të ndriçonte më shumë se 5 orë, përshkak se invertri që ata përdornin ndriçonte maksimalish 5 orë.  Pas prezentimit ata u vertetuan se me anë të zbulimit tonë llamba ndriçoi për aq orë sa edhe u kishim thënë, pra 30 orë për një llambë. Pas testimit ky instiucion shpikjen tone e pranoi si projekt të cilin e dërguan në shqyrtime të mëtejshme, prej ku presim lajme të mira prej tyre” sqaron më tej Bujar Dalipi.

Projekti “Buna”, furnizohet me rrymë nga çdo bateri që ka 12 volt, mund të jetë i automobilave, kamioneve, traktorëve, dhe është paraparë që furnizimi i baterisë të bëhet me anë të paneleve diellore.
“Varësisht nga fuqia, pasi që kesaj paisjeje fuqia mund ti rregullohet, me anë të kesaj shpikjeje mund të ndriçojnë 12-13 llamba, gjithashtu me harxhime shumë të vogla, ku për ndriçmin e tyre nevojiten vetëm 2 amper për orë, pra nëse kemi një bateri prej 100 ampëreve/orë, me anë të kësaj shpikje këto llamba mund të ndriçojnë 50 orë. Kjo mund të përdoret gjithkund ku nuk ka rrymë, ose kur mungon ajo, sepse lehtësisht mund të gjendet ndonjë bateri për furnizimin e kësaj pajisjeje. Në krahasim me projektin ‘Drita’, ku rryma mund të ngacmon, tek projekti ‘Buna’ nuk ka ngacmime të rrymës elektrike edhe pse llambat, janë të parpara për 220 volt” thotë profesor Naseri.

Naseri dhe Bujari në Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve “Makinova” në Shkup, u fituan dy çmime, për të dyja projektet, mirënjohje dhe medalje.

Projektet e tyre ishin ndër më të vizituarit prej të pranishmëve që ishin nga vende të ndryshme, ndërsa të pranishmit interesoheshin se kur ky projekt do të dal në treg.

“Pas punës gjashtë vjeçare arritëm të ndezim një varg prej 70 llambash, ku harxhimet ishin mes 9 dhe 10 amper për orë, ndërsa nga Inverter-at që përdoren nga industritë botërore, për ndriçmin e numrit të njejtë të llambave nevojiten rreth 45 amper për orë” përfundon profesor Naseri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori