LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: PDK nuk e voton Demarkacionin, ajo dëshiron zgjedhje (Video)

Bulliqi: PDK nuk e voton Demarkacionin, ajo dëshiron zgjedhje (Video)

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth Demarkacionit me Malin e Zi dhe për propozimin e ri të disa deputetëve të LDK-së për këtë çështje.

“Kosova ka fituar shumë që nuk e ka votuar Demarkacionin, por në anën tjetër ka humbur shumë, sepse pothuajse të gjitha proceset që janë zhvilluar janë bllokuar për shkak të kësaj problematike”, ka thënë Bulliqi.


Duke folur për iniciativën e re të disa deputetëve të LDK-së për Demarkacionin, Bulliqi ka thënë se ai nuk e ka ndryshuar mendjen lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, ai ka sqaruar, se ai dhe të tjerët që e kanë kundërshtuar Demarkacionin nuk kanë qenë asnjëherë bllokues të iniciativave të reja.

“Ekziston mundësia të ruhet integriteti territorial i shtetit”, ka shtuar Bulliqi.

Në emisionin Rrokum Roll, Bulliqi ka folur edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku ka theksuar se LDK është mësuar me tradhtitë e PDK-së.

“Dihen tendencat e PDK-së gjithmonë, sepse kësaj partie i interesojnë zgjedhjet shumë”, tha Bulliqi.

Bulliqi mendon se dështimi i Demarkacionit po përdoret si alibi nga PDK-ja për të shkuar në zgjedhje./Telegrafi/