LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi kërkon lirimin e dy qytetarëve të arrestuar nga policia serbe: Ishin në territorin e Podujevës

Bulliqi kërkon lirimin e dy qytetarëve të arrestuar nga policia serbe: Ishin në territorin e Podujevës
Foto: Arkiv

Kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kërkuar lirimin e dy personave të arrestuar nga policia serbe, duke thënë se ky veprim është i papranueshëm.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se personat, njëri prej tyre këshilltar komunal, janë arrestuar në rrethana të pasqaruara dhe se ata ishin duke ecur brenda territorit të komunës së Podujevës, përgjatë brezit kufitar.

“Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm”, ka thënë Bulliqi.


Kaluan kufirin afër Merdarës, policia serbe arreston dy qytetarë të Kosovës
Lexo po ashtu Kaluan kufirin afër Merdarës, policia serbe arreston dy qytetarë të Kosovës

Ai thekson se ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

“Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar”, ka shkruar Bulliqi.

Ndryshe, policia serbe ka arrestuar dje dy qytetarë të Podujevës, të cilët dyshohet se për shkak të mjegullës mund të kenë dalë në territorin e Serbisë.

Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Sunday, December 13, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori