LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria pritet ta zyrtarizoj valutën euro

Bullgaria pritet ta zyrtarizoj valutën euro
ID:84124871

Bullgaria planifikon të futet në dhomën e “pritjes” së Eurozonës këtë verë dhe mund të zyrtarizojë euron si monedhën e saj në vitin 2023.

Të paktën këto janë pritshmëritë e shefes të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vendi ballkanik është anëtar i Bashkimit Evropian që prej vitit 2007 dhe shpreson se do të arrijë të plotësojë standardet për anëtarësim në këtë zonë.

Drejtuesja e Fondit Monetar, Kristalina Georgieva që është me origjinë nga Bullgaria, është shprehur se futja e vendit në Eurozonë do të sjellë më shumë përfitime ekonomike dhe stabilitet monetar për vendin.

Bullgaria konsiderohet si një nga vendet më të varfra të Bashkimit Evropian dhe përballet me problematikën e korrupsionit. /Telegrafi/