LAJMI I FUNDIT:

Bullgarja hyn në listën e top dhjetë njerëzve më të kërkuar të FBI-së – përfitoi mbi 3.8 milardë euro në saje të mashtrimeve me kriptovaluta

Bullgarja hyn në listën e top dhjetë njerëzve më të kërkuar të FBI-së – përfitoi mbi 3.8 milardë euro në saje të mashtrimeve me kriptovaluta

Ruja Ignatova, e njohur edhe si “Kryptoqueen e zhdukur”, është vendosur në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së.

Bullgaria, që besohet të jetë rreth të 40-ave, kërkohet për rolin e saj në drejtimin e një kompanie të mashtrimit me kriptomonedhën e njohur si OneCoin.

Hetuesit federalë akuzojnë gruan e arratisur për shfrytëzimin e skemës të mashtrimit teksa ka përfituar më shumë se 3.8 miliardë euro.


Ajo është zhdukur që nga viti 2017, kur zyrtarët amerikanë nënshkruan një urdhër arresti dhe hetuesit filluan ta kërkonin, raporton bbc.

Në vitin 2014, OneCoin, një kriptomonedhë e vetë-përshkruar, filloi t’u ofronte blerësve bonuse nëse ata ia sygjeronin monedhën më shumë njerëzve.

Por agjentët e FBI-së thonë se OneCoin ishte i pavlefshëm dhe nuk u mbrojt kurrë nga teknologjia blockchain e përdorur nga kriptovalutat e tjera.

Sipas pretendimeve të bëra nga prokurorët federalë, në thelb ishte një skemë piramidale e maskuar si një kriptomonedhë.

“Ajo e përcaktoi skemën e saj në mënyrë perfekte, duke përfituar nga spekulimet e mëdha të ditëve të para të kriptomonedhës”, pohoi Damian Williams, prokurori më i lartë federal i Manhattan.

Ndryshe, FBI shton të arratisurit në listën e saj më të kërkuar kur beson se publiku i gjerë mund të jetë në gjendje të ndihmojë në gjurmimin e tyre.

Një njoftim i byrosë i botuar të enjten ofronte një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për çdo informacion që dërgonte në arrestimin e Ignatovas, e cila po përballet me tetë akuza.

Ajo është e vetmja grua në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori