LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nga e hëna e ndalojnë eksport-importin e mbeturinave RDF

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nga e hëna e ndalojnë eksport-importin e mbeturinave RDF

Nga e hëna hyn në fuqi ndalesa për importin dhe eksportin e naftës nga mbeturinat në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kjo ndalesë është në pajtim me ndryshimet në Ligjin për menaxhim me mbeturina, i cili u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, para shpërndarjes së tij, me të cilin ndalohet importi i mbeturinave që shfrytëzohen si burim energjie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë ndalesë dje ka folur edhe ministri për Ambient Jetësor dhe Ujëra i Bullgarisë Emil Dimitrov, i cili pardje ishte për vizitë në Shkup, ku edhe realizoi takim me homologun e tij në Maqedoni, Naser Nuredini.

“Ne e kemi mbyllur Maqedoninë për mbeturina RDF. Nga e hëna as prej Bullgarisë në Maqedoni, e as prej Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, nuk do të kalojnë mbeturina të tilla. Nga vendet e jashtme nuk ka pasur, as nuk do të ketë”, tha Dimitrov.

Ai gjatë ditës së hënë kur ishte për vizitë në Shkup, shprehu gatishmëri për bashkëpunim në lidhje me kontrollet nëpër kalimet kufitare dhe shtoi se Bullgaria do të angazhohet që të ndalojë futjen e mbeturinave RDF në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori