LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria dëbon atasheun ushtarak të Ambasadës ruse, drejtonte rrjetin e spiunimit në Ballkan

Bullgaria dëbon atasheun ushtarak të Ambasadës ruse, drejtonte rrjetin e spiunimit në Ballkan

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë e ka shpallur person non-grata atasheun ushtarak të Ambasadës ruse në Sofje, kolonelin Vasily Vladimirovich Sazanovich, i cili gjatë aktivitetit të tij “diplomatik”, nga viti 2017 e deri me tani e kishte cenuar sigurinë e vendit dhe të Ballkanit.

Atasheu Sazanovich i cili ishte pjesëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), kishte mbledhur informacione inteligjente që kishin të bënin me Bullgarinë dhe NATO-në.


Meqë ai, bazuar në Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, gëzon imunitet diplomatik, prokuroria bullgare kishte ndërprerë procedurat hetimore. Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Bullgarisë kishte kërkuar që Sazanovich, të shpallet person non-grata dhe brenda 72 orëve të lë territorin e vendit.

Sazanovich ishte udhëheqës i dy spiunëve rusë, Sergei Nikolashin dhe Vadim Bikov, të cilët për aktivitete spiunazhi, ishin dëbuar nga autoritetet bullgare në shtatorë të këtij viti. Nikolashin dhe Bikov kishin qenë duke mbledhur informacione lidhur me planet e Ushtrisë së Bullgarisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë amerikanë F-16, si dhe për ushtrimet ushtarake që NATO do t’i zhvillonte në Detin e Zi.

Dekonspirime dhe skandale - shërbimet sekrete ruse nën presionin e Kremlinit po e dëmtojnë imazhin e diplomatëve të vendit të tyre
Lexo po ashtu Dekonspirime dhe skandale - shërbimet sekrete ruse nën presionin e Kremlinit po e dëmtojnë imazhin e diplomatëve të vendit të tyre

Ai është nga spiunët rusë, me gradën më të lartë ushtarake, që kohëve të fundit është shpallur non-grata në Evropë.

Ka informacione që baza e GRU-së, për rajonin e Ballkanit është e vendosur në Sofje, andaj bazuar në këtë Sazanovich kishte udhëhequr me të gjitha aktivitetet e spiunazhit agjencisë në Ballkan.

Ky është rasti i tretë brenda këtij viti, që Bullgaria i shpall persona non-grata “diplomatët” rusë, ndërsa nga nëntori i vitit të kaluar e deri me tani, Bullgaria ka depërtuar gjashtë “diplomatë” rusë.

Është shqetësuese se si shërbimet inteligjente ruse përdorin diplomacinë ruse për të kryer aktivitetet spiunazhi jashtë Rusisë. Rastet kaq të shpeshta të depërtimit të “diplomatëve” rusë për shkak të aktiviteteve të spiunazhit, dëshmojnë më së mirë për agresivitetin dhe jo profesionalizimin e shërbimeve ruse.

Depërtimi i gjashtë spiunëve rusë vetëm nga Bullgaria, si dhe dhjetëra spiunëve tjerë nga shtetet tjera evropiane (Holanda para dy javëve kishte dëbuar dy spiunë rusë), tregon më së miri për jo profesionalizmin e dy shërbimeve të jashtme ruse, GRU dhe SVR. /RTK/