Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të Republikës së Maqedonisë ka realizuar fushatën kundër bulizmit në shkollat e mesme. Me këtë rast, Unioni ka kryer një hulumtim përmes një pyetësori, ku pjesëmarrës kanë qenë rreth 2000 nxënës të shkollave të mesme në Tetovë, shkruan gazeta KOHA. Ky pyetësor ka patur për qëllim të mësojë rreth qëndrimit të tyre ndaj kësaj dukurie. Sipas nxënësve, 83% e pjesëmarrësve në hulumtim vlerësojnë se bulizmi është problematikë që duhet trajtuar dhe parandaluar në shkollat tona.
“Nga hulumtimet sipërfaqësore që kemi bërë nëpër shkolla pritshmëritë tona ishin që bulizmi fizik është më i pranishëm midis nxënësve. Por rezultatet e dala nga ky pyetësor treguan që 79 për qind e të anketuarve vlerësojnë se më i pranishëm është bulizmi i ashtuquajtur i padukshëm, ose bulizmi psiqik, edhe atë më shumë në relacionin mësimdhënës – nxënës, por edhe midis vetë nxënësve. Kjo sjell në përfundim se ‘dhuna psiqike dhe verbale, me raste, përdoret si mjet edukimi në shkollat e mesme’ në vend, dhe kjo paraqet një rrezik për ardhmërinë e nxënësve të cilët më vonë në jetë mund të përballen me pasoja serioze, sidomos në gjendjen emocionale dhe shpirtërore”, tha Bledni Hodai, kryetar i Unionit të nxënësve shqiptarë. Për më tepër, u shpreh ai, 45 për qind e nxënësve nuk janë të sigurt se mësimdhënësit tentojnë të pakësojnë bulizmin nëpër shkolla, 19 për qind nuk pajtohen, kurse 39 për qind e nxënësve pajtohen që mësimdhënësit bëjnë mjaftueshëm për parandalimin e bulizmit.
“Një e dhënë tepër shqetësuese nga pyetësori është se 44 për qind e nxënësve kanë qenë viktima të bulizmit, dhe ky numër sipas gjitha gjasave shkon në rritje, derisa bulizmi po shndërrohet në një rutinë ditore në shkollat tona. Nga kjo, shumica e nxënësve, afro 81 për qind pranojnë që kanë qenë viktimë e bulizmit në ambientet shkollore si nga shokët, ashtu edhe nga profesorët dhe nga organet më të larta në shkollë”, theksoi Hodai, ndërsa shtoi se fajtorë për bulizmin janë edhe psikologët.
“Ne ndjejmë se fajin më të madh për rritjen e fenomenit të bulizmit e kanë zyrat e psikologëve në shkolla. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë gjendje, pasi nga ana e tyre nuk është bërë asnjë hulumtim në lidhje me këtë çështje, dhe fatkeqësisht Unioni deklaron se ata nuk janë të njohur edhe me termin se çfarë do të thotë ‘bulizëm’. Ne këtë e quajmë si mosfunksionim të zyrës së psikologëve në shkolla, pasi ironia më e madhe është që edhe nxënësit nuk i dinë se kush janë psikologë në shkollat të cilët ata mësojnë. Këto të dhëna paraqesin statistika shumë shqetësuese, të cilat do të duhej të nxisnin një serë hulumtimesh më konkrete dhe më profesionale nga institucionet kompetente për të parandaluar bulizmin e shkaktuar nga mësimdhënësit tek nxënësit”, tha Hodai. Ata theksojnë se nuk do ta tolerojnë bulizmin në ambientet shkollore në asnjë mënyre dhe bëjnë apel deri tek institucionet përgjegjëse dhe kompetente për këtë çështje./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës