LAJMI I FUNDIT:

Bukuroshja pa të meta: Prezantuesja Maya Jama ka pozuar pa makijazh nga vaska

Bukuroshja pa të meta: Prezantuesja Maya Jama ka pozuar pa makijazh nga vaska
(Foto: Instagram/mayajama)

Prezantuesja më e njohur britanike, Maya Jama, u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram një fotografi interesante.

Përkatësisht, prezantuesja ka postuar një selfie nga vaska në rrjetin social të lartpërmendur dhe fytyra e saj ka tërhequr vëmendjen.


Në detin e imazheve të fotoshopuara dhe të panjohura në rrjetet sociale, 29-vjeçarja ishte një freskim i vërtetë për sytë e shumë përdoruesve të këtij aplikacioni.

Maya Jama dhe Stormzy konfirmojnë se janë ribashkuar
Lexo po ashtu Maya Jama dhe Stormzy konfirmojnë se janë ribashkuar

Siç mund ta shihni, prezantuesja e spektaklit të famshëm në Britaninë e Madhe, “Love Island”, ka treguar fytyrën e saj natyrale, pa grim dhe ka guxuar të mos i përdorë filtrat e zbukurimit që ofron Instagrami.

(Foto: Instagram/mayajama)

Duhet ta pranoni se Maya është një bukuroshe pa të meta dhe me këtë fotografi e dëshmoi edhe një herë këtë.

Kujtojmë që prezantuesja britanike përjetoi një popullaritet të madh falë spektaklit “Love Island”. Publiku i gjerë u mahnit nga bukuria e saj që në daljen e parë në ekranin dhe shumë fansa u interesuan nëse ajo kishte bërë ndonjëherë operacione plastike.

Maya Jama bëhet imazh i markës së famshme, “Dolce & Gabbana”
Lexo po ashtu Maya Jama bëhet imazh i markës së famshme, “Dolce & Gabbana”

Sipas faqes ‘MYA Cosmetic Surgery‘, prezantuesja bukuroshe nuk iu është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, ndërsa gjoksi i saj i harlisur dhe kthesat magjepsëse janë dhuratë e natyrës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mayajama)