LAJMI I FUNDIT:

“Bukuria natyrale”: Fushata që sfidon standardet e bukurisë femërore

“Bukuria natyrale”: Fushata që sfidon standardet e bukurisë femërore

Një fotograf me qendër në Londër sfidon standardet e qimeve të trupit femëror me një seri fotografish të grave të parruara – dhe të gjitha duken frymëzuese dhe seksi!

Shoqëria që kontrollon gratë në shumë mënyra është diçka e rrënjosur thellë në histori. Gratë shpesh kanë qenë viktima të trendeve të modës dhe standardeve joreale të bukurisë. Edhe sot, media dhe reklamat vazhdojnë të mbështesin një model të pranuar nga të gjithë të një qenieje të bukur femërore, e cila ndikon negativisht tek gratë dhe ul vetëvlerësimin e tyre.


A kanë nevojë gratë të mundohen kaq shumë në një sistem bukurie të mbizotëruar nga meshkujt? A besojnë ato ende se roli i tyre është të duken vetëm tërheqës dhe të kujdesen për shtëpinë?

Epo, fushatat e shumta në dekadat e fundit kanë provuar të kundërtën. Ato mund të ndryshojnë portretizimin e grave, pasi ato kanë treguar se gratë janë të vendosura të marrin përsëri lirinë e tyre nga stereotipet e tilla dhe të marrin një shans për t’u shprehur në çfarëdo mënyre që ndjehen se i përshtaten atyre si individë.

Ben Hopper fotografoi gra të parruara, dhe ato duken mahnitëse! Ideja prapa projektit të tij ishte të tregonte standardet sfiduese të bukurisë me të cilat përballen gratë në lidhje me qimet e trupit.

Ai synonte të inkurajonte dhe mbështeste ato që ishin mjaft të guximshme për të dalë kundër atyre standardeve të bukurisë dhe për të larguar idenë se një grua e bukur, tërheqëse duhet të mos ketë qime.

Ai ia doli me sukses – dhe portretet e tij tregojnë se bukuria natyrale e një gruaje nuk mund të fshihet me qime- këto gra janë po aq të dëshirueshme sa ato që rruhen!

Më poshtë gjeni disa portrete nga fushata e tij “Bukuria Natyrale”:

/Telegrafi/