Çfarë pamje magjepsëse!
O mrekulli e qëndismave të stërgjysheve disi të ngrëna nga koha që më kujtoni dalë nga sepetet artin e dikurshëm të fisit tim!
O rrudha të fisme në faqet e tua, o i moçmi që je prova time se nga kam ardhur! O thinjat në vetullat mbi sy që tregojnë se ke jetuar, ke vuajtur, të kanë torturuar por ke jetuar, e mbijetuar!
O stigmat e të gjithëditurit të Nazaretit, o plagët hyjnore që ke marrë e të bëjnë të shenjtë! O trupi i Mëmës që bart krenare shenjat se ke lindur djelm e varza që mbajnë lart flamurin e njerëzimit!
O heroi i kulturës shqiptare që të kanë goditur por nuk kanë të mposhtur! O i urti i Botës që ecën në heshtje pa ua venë veshin atyre që të kanë gjuajtur me gurë shtigjeve të historisë!
O i varfri plot nder, mesazh i Hyjnores! O anija e vjetër në dallgë që nuk jepesh! O i braktisuri i mençur që sheh me sy ironie dhe faljeje të gjithë ato dhe ata, të pakët, që nuk e dinë, nuk e kanë mësuar, se vazhdimësia e jetës, kujtesa e jetës, e mban gjallë qenien njerëzore!
Me vjen t’i puth ato plagë! Ato plagë që t’i zbuluan për të turpëruar sikurse një Nëne disa me maska i hoqën me dhunë shaminë e kokës, shenjë e lumturisë, qetësisë të amshuar, zisë, gëzimit, të gjitha bashkë!
Të zhveshën që të poshtërojnë me nudizëm, dhe ti ngrihesh gjigand si prova e krimit të braktisjes nga ne djemtë dhe vajzat e tua plangprishës.
Fotografojeni krimin! Përhapeni në të gjithë botën këtë foto!
Ali Pasha me kokë të prerë! Shoqëria shqiptare që rreh veten me kamzhik dhe pastaj pyet: Perse më dhemb!
O muri im i qarjeve, psherëtimave, vuajtjeve, pendës ndofta! Aty, aty, duhen bërë mbrëmjet e rezistencës qytetare!
Qarjet e gëzimit! Vajtëm te vendi i krimit! Shihe Leze se çfarë ka ndodhur nga papërgjegjshmëria jote dhe e gjithë atyre që kanë kaluar e hipur në atë mushkë që sot je ngarkuar ti, dhe nuk dihet se nga i çon drutë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Letër bijës sime
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Çfarë është gjenocidi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova