Bujar Pllana ka shënuar golin e tij të parë këtë sezon në Ekstraklasën e Polonisë, ku ai kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij, Lechia Gdansk, që të dielën triumfoi 3:2 ndaj Korona Kielce në xhiron e 32-të të kampionatit.

Pllana realizoi golin e dytë për Lechian me një goditje të saktë me kokë në minutat shtesë të pjesës së parë (45+4).


23-vjeçari, i cili këtë sezon ka regjistruar edhe dy asistime, e zhvilloi tërë ndeshjen për ekipin vendas.

Pas kësaj fitoreje, Lechia Gdansk grumbullon 36 pikë dhe renditet në vendin e 14-të, me pikë të barabarta me Zaglebie që pozicionohet një vend më poshtë.

Pllana ka kaluar nga Slaven Belupo te Lechia Gdansk. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app