LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Sot kam privilegjin të them se në Shkup është arritur edhe një sukses i madh

Bujar Osmani: Sot kam privilegjin të them se në Shkup është arritur edhe një sukses i madh

Amer Kapetanoviç nga Bosnja e Hercegovina është zgjedhur sekretar gjeneral i Këshillit për Bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para media në kuadër të këshillit ministror dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga procesi për bashkëpunim të Evropës Juglindore.

“Nëse vitin e kaluar në dhjetor pata nderin që të them se në Shkup u shpëtua OSBE-ja, sot kam privilegjin të them se në Shkup është arritur edhe një sukses i madh i parashikueshmërisë së iniciativës ndërkombëtare – këshilli për bashkëpunim i Evropës juglindore dhe këshilli për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë”, tha Osmani.


Ai ka falënderuar edhe Majlinda Bregun për kontributin e dhënë për zhbllokimin e këtyre dy trupave.