LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Fillimi i negociatave këtë vit përqendrimin e plotë do ta vendos në integrimet evropiane

Bujar Osmani: Fillimi i negociatave këtë vit përqendrimin e plotë do ta vendos në integrimet evropiane

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti video-konferencë takim me Drejtorin për Zgjerim pran Komisionit Evropian (DGNEAR), Christian Danielsson.

Fokusi i bisedës u vendos në përmbajtjen e kornizës Negociuese, si dhe në përmbajtjen e Raportit të ardhshëm të Komisionit për progresin e vendit, si dhe për bashkëpunimin mes Unionit dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me pandeminë dhe pasojave të saja.


“Paraqet sukses të madh si për Unionin ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, të sigurohet konsensus për fillimin e negociatave në periudhën më të fuqishme të krizës lidhur me pandeminë. Më lejoni në emër të Qeverisë të shpreh mirënjohje deri tek administrata e Drejtorisë suaj, po ashtu edhe deri tek ju, për këmbënguljen dhe angazhimin tuaj personal në këtë drejtim”, theksoi Osmani në fillim të bisedës, duke shprehur kënaqësi edhe nga bashkëpunimi i realizuar me Unionin në ballafaqimin me Pandeminë dhe kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha aktivitetet dhe politikat e Unionit për këtë qëllim.

“Presim Komisioni të del me kornizë negociuese në fillim të muajit të ardhshëm, që, së bashku me Raportin, do të paraqesin pasqyrë objektive dhe meritore të gjendjeve në vend, si dhe për nevojat të vendit për realizimin e progresit thelbësor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” , theksoi Osmani duke i vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet e vendit për të kontribuar drejt realizimit të këtyre qëllimeve. “Ambicia jonë është ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare dhe ta fillojmë skriningun bilateral, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut me kapacitet të plotë do t’i përkushtohet negociatave me Unionin” theksoi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori