LAJMI I FUNDIT:

Bugatti tregon zhurmën shteruese që lëshon modeli Divo (Video)

Bugatti tregon zhurmën shteruese që lëshon modeli Divo (Video)

Prezantimi i makinës, pritet do të ndodhë në fund të muajit gusht

Modeli i shumëpritur Divo, do të prezantohet më 24 gusht në Pebble Beach, transmeton Telegrafi.


Para se t’i largohet mbështjellësi, Bugatti ka filluar të tregojë elemente të thjeshta, por që tregojnë shumë.

Fillimisht, është lansuar një video ku shihen turbullt dritat e pasme, si dhe shuma që lëshon Divo.

Zyrtarë nga Bugatti kishin thënë se “do të ketë gjuhë të formë të dizajnuese”, teksa pamjet duket se konfirmojnë një gjë të tillë.

Për dallim nga Chiron, që dritat e pasme i ka të ngjitura, në Divo shohim disa grupe dritash LED.

Me këtë rast, mundemi edhe të dëgjojmë zhurmën e shterët që e lëshon kjo makine, që tregon për një kapacitet enorm.

Çfarë mund të dëgjoni më poshtë, sipas të gjitha gjasave mund të jetë motori 8.0-litra W12 që e ka Chiron. /Telegrafi/