LAJMI I FUNDIT:

Bugatti do të sjellë edhe dy versione të modelit Chiron

Bugatti do të sjellë edhe dy versione të modelit Chiron

Duket se nuk ka përfunduar, përditësimi i këtij modeli

Për të festuar arritjen e Chiron deri në 490 kilometra në orë, Bugatti ka vendosur ta sjellë edicionin e limituar Chiron Super Sport 300+ të limituar në 30 njësi, secila prej të cilave mund të arrijë deri në 440 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.


Stephan Winklemann është drejtori i Bugattit, që ka bërë të ditur se do të sjellin edhe dy versione të modelit Chiron, por që nuk do të jenë të fokusuara në shpejtësi.

“Ne i prodhojmë veturat më të shpejta në botë, por shpejtësia më nuk është fokusi ynë. Ka shumë hapësira për të përmbushur, ndërsa shpejtësia e lartë nuk është më njëra prej tyre” tha Winklemann.

Mësohet se në të ardhmen, Bugatti do të sjellë një Chiron që e ka shumë të minimizuar raportin mes peshës dhe fuqive, derisa tjetri do të jetë shumë më i manovrueshëm. Të dy këto versione, do të vazhdojnë ta kenë platformën e Chiron, e cila mbetet në shfrytëzim deri në gjysmën e dekadës së ardhshme.

Derisa Chiron prodhohen në vetëm 500 njësi, Bugatti po konsideron një makinë që do ta zëvendësojë, por që është shumë më e përshtatshme dhe e mirë. /Telegrafi/